Tare habit me deklaratën: Sarrin e sollëm trajner për të dalë nga zona e rehatisë

22 Tetor 2021
9:36
Alfred Lleshi

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, shpjegoi për “Sky” zgjedhjen për t’u fokusuar te Maurizio Sarri si trajner: “A është njeriu i duhur për të bërë kapërcimin cilësor në Kupat e Evropës? Shpresoj që po, e sollëm në Romë për këtë arsye.

Natyrisht, ndikoi lamtumira e Simones (Inzaghi), sepse nuk do ta kishim ndërruar trajnerin. Ishte e drejtë të bëja një zgjedhje ‘të pakëndshme’ për të dalë nga zona e rehatisë. Me ardhjen e tij shpresoj të bëjmë një hop cilësor jo vetëm në lojë, por edhe në mentalitet e rezultate”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit