Tare i mbyll derën Interit për yllin e Lazios: 74 milionë? Janë shumë vonë!

30 Gusht 2019
15:00
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur në lidhje me shortin e Europa Leagues për skuadrën laciale, por dhe në lidhje me merkaton që kryeqytetasit bënë. 

“Shorti është i vështirë, por ne duam që të rritemi dhe të vazhdojmë në suksese. Na pëlqejnë sfidat, nuk do të jenë aspak të lehta, pasi Celticu është skuadër me histori, Rennes ka investuar shumë dhe janë forcuar, po ashtu dhe Cluj që luan në Rumani. Një grup interesant”, – thotë shqiptari. 

Ai foli dhe në lidhje me mundësinë e kalimit të Sergei Milinkovic-Savic te rivalët e Interit. “Ju po më pyesni nëse Interi vjen me një ofertë prej 74 milionë eurosh për të a është vonë? Mendoj që po”, – thotë Tare duke i mbyllur derën transferimit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit