Tare i merr talentin, Liverpool ankohet në FIFA

4 Korrik 2019
23:01
back button

Liverpool ka shprehur shqetësimin në FIFA për mënyrën se si lojtari i akademisë Bobby Adekanye është transferuar te Lazio. 

 Adekanye është larguar nga The Reds pas katër vitesh në Anfield pasi firmosi një kontratë me klubin italian ku drejtori sportiv është Igli Tare. 

Klubi anglez ka depozituar një ankesë në FIFA për mënyrën se si ish-sulmuesi i Shqipërisë Tare ka kontaktuar lojtarin përpara se t’i skadonte kontrata. 

Rregullat e FIFA-s thonë qartë se një lojtar nën moshën 23 vjeç nuk mund të fillojë negociatat me një klub të huaj për një transferim me parametra zero në gjashtë muajt e fundit të kontratës. 

Megjithatë, Adekanye mesa duket ka sugjeruar se kishte nisur bisedimet me Lazio-n që në mars, gjatë një interviste me Voetbalzone.nl. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit