Tare i vendos çmim yllit të ekipit, tremben United dhe PSG!

26 Korrik 2020
16:07
Telesport
back button

Mediet italiane bëjnë me dije se Lazio i ka vendosur çmim Sergej Milinkovic-Savic. Ata nuk kanë ndërmend që të konsiderojnë asnj ë ofertë që do të jetë nën 80 milionë euro për yllin e ekipit.

25-vjeçari ka ndihmuar Lazion të arrijë objektivin e madh për të luajtur në Champions League. Ai ka realizuar 7 gola këtë sezon dhe ka treguar se është një nga futbollistët më të mirë të kampionatit italian.

La Repubblica shkruan se drejtori Igli Tare ka vendosur një çmim të tillë për zbulimin e tij. Milinkovic-Savic ka interesimin e Manchester United dhe PSG pas vetes dhe e ka treguar se është i lumtur në Olimpico, prandaj nuk e ka me nxitim largimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit