Tare me plan gjenial, Kumbulla drejt Lazios?

13 Mars 2020
23:04
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, është një ndër emrat më të lakuar në Serie A. Shqiptari ka bërë shumë mirë në sezonin e tij të parë në kampionatin italian dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. 

Hellas Verona ka zbuluar një “xhevahir” nga moshat dhe dëshiron ta shesë në merkaton e verës. Ekipet e mëdha italiane kanë shfaqur interes për shqiptarin dhe në janar, por drejtuesit e klubit e kanë mbajtur.

Vera do të jetë ndryshe, pasi me shumë mundësi Kumbulla do të ndryshojë ambient. Klubi që po e kërkon me ngulm është Lazio. Drejtori sportiv, Igli Tare, ka nisur sulmin drejt tij dhe do që të përfitojë nga situata e krijuar prej koronavirusit për të fituar garën me Juventusin, Interin e ekipet e tjera të mëdha. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit