Tare merr vendim për Berishën, shqiptari ka shansin e artë

17 Shtator 2019
12:58
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Valon Berisha mund të ketë shansin e fundit për të treguar se sa vlen me fanellën e Lazios. Shqiptari do të aktivizohet me shumë mundësi nga minuta e parë në ndeshjen kundër Cluj të vlefshme për Europa League. 

Trajneri Simeone Inzaghi do ta shohë nëse kosovari mund të mbajë presionin dhe mund të vlejë për ekipin e tij. 26-vjeçari nuk ka lënë gjurmë në sezonin e tij të parë me kryeqytetasit. Edicioni futbollistik u shoqërua me shumë probleme fizike. 

Në ndeshjet e kampionatit, ai nuk është hedhur për asnjë moment në fushë, ndërsa momenti i së vërtetës pritet të jetë në turneun e Europa Leagues. Lazio nuk ka shpallur ndonjë objektiv në lidhje me këtë kompeticion. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit