Tare nuk e tradhtoi, Lotito sulmon Milanin

17 Qershor 2019
9:46
back button

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, presidenti i Lazios Claudio Lotito ka komentuar çështjen Igli Tare, me drejtorin sportiv që këtë verë u kërkua me ngulm nga Milani, por vendosi të qëndronte me klubin ku ka bërë karrierë si drejtues dhe tashmë është ndër më të respektuarit në Serinë A.

"Nuk më pyetën fare dhe kjo gjë nuk më pëlqeu. Ne nuk do ia lejonim kurrë vetes të kontaktonim dikë që është pjesë e një klubi tjetër, por secili ka stilin e vet. Zgjedhja e Tares për të qëndruar? Zgjedhje logjike. Në këtë moment Lazio është një klub me strukturë më të mirë se Milani dhe këtu ka më shumë punë. Kemi organikë drejtuese më pak të fryrë, Tare, Inzaghi e Peruzzi janë shumë të rëndësishëm".

Lotito ka folur edhe për lojtarin më të shtrenjtë që ka në ekip, Milinkovic-Savic: "Do të mbajmë vetëm ata lojtarë që kanë dëshirë të qëndrojnë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit