Tare nuk u ndahet shqiptarëve, kërkon mesfushorin e kombëtares

15 Korrik 2019
9:50
Eraldo Harlicaj
back button

Igli Tare duket se nuk do t'i ndahet shqiptarëve. Drejtori sportiv i Lazios këtë herë ka menduar për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Ledian Memushajn. Vlonjati nuk bëhet fjalë të transferohet te Lazio, por tek ekipi satelit i presidentit Claudio Lotito, Salernitana. 

Mesfushori kuqezi e mbylli sezonin me Pescaran, duke qenë titullar i padiskutueshëm. Ekipi i tij nuk arriti të ngjitej në Serie A, pasi u eliminua në fazën e "play-off"-it. Pescara ka menduar të reduktojë kostot dhe Memushaj mund të preket nga ky ndryshim strategjie. 

Ai fiton 500 mijë euro në vit si rrogë dhe ekipi që do të garojë sërish në Serie B e cilëson si shifër shumë të majme për një 32-vjeçar. 

Salernitana e kërkon si futbollist të lirë, Pescara mund ta lirojë për të shmangur rrogën e tij, por shqiptari do të njëjtën pagë dhe te skuadra e dytë e Lotitos. Shifër e papërballueshme për Salernitanën, duke qenë se militon në Serie B dhe nuk synon ngjitjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit