Tare parajamëron Muriqin: Vjen në një sulm shumë të fortë, me mjaft konkurrencë

15 Tetor 2020
14:55
Alfred Lleshi

Në sallën e shtypit të qendrës sportive të Lazios, drejtori sportiv, Igli Tare, hap konferencën me dy nga blerjet e reja: “Ne jemi këtu për të prezantuar Wesley Hoedt. Nuk është një emër i ri për ne dhe për tifozët tanë. Pse e zgjodhëm atë? Së bashku me trajnerin, ne po kërkonim një mbrojtës qendror, që dinte gjuhën, njihte ligën italiane dhe mënyrën tonë të të luajturit. Kishim disa mundësi. Biseduam me lojtarin, jemi të lumtur që e kemi këtu. Ka pasur disa pikëpyetje, por do të jetë një blerje e shkëlqyeshme për ekipin dhe do të sjellë entuziasëm.

Muriqi? Për mua është kënaqësi ta prezantoj Vedatin, negociatat për ta sjellë këtu ishin të lodhshme dhe të vështira. Ne jemi të lumtur që e kemi sjellë te Lazio. Ai bashkohet me një repart shumë të fortë, ku luajnë Immobile, Correa dhe Caicedo, të cilët kanë kontribuar shumë. Muriqi kompleton sulmin tonë, që do të duhet të përballet me tri gara. Ai do të na ndihmojë të arrijmë objektivat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit