Tare provon operacionin “Klose 2”, kërkon veteranin me kosto zero

18 Gusht 2019
11:57
back button

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mund të bëjë një lëvizje të papritur në merkato. Ai po provon të afrojë në kryeqytetin italian Fernando Llorenten. Sulmuesi 34-vjeçar është pa ekip që pas largimit nga Tottenhami. 

Ai nuk ka gjetur një skuadër të re dhe italianët mund të jenë ekipi i duhur për të. Drejtori shqiptari mund të provojë një operacion të rrezikshëm, por që mund të dalë shumë i vlefshëm. 

Tare goditi në shenjë me afrimin e Miroslav Klose kur të gjithë mendonin se gjermani nuk vlente, ndërsa mund të provojë diçka të tillë dhe me spanjollin. Llorente është një emër i njohur në futbollin europian, pasi ka luajtur me ekipe me peshë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit