Tare shfryn ndaj yllit të Lazio: Ai nuk tregoi respekt për klubin…

21 Nëntor 2020
15:46
Alfred Lleshi

Çështja “Luis Alberto” te Lazio mbajti gjallë debatin gjatë gjithë javës që po kalon. Spanjolli përfundimisht del në fushë, ndaj çështja është mbyllur. Por, drejtori sportiv, Igli Tare, duke folur për “Sky Sport”, komentoi: “Cilësia e Luis Alberto është e padiskutueshme, sjellja e tij është për t’u gjykuar. Klubi kërkon respekt edhe ndaj tifozëve, pastaj pasojat dihen. Ai bëri një akuzë ndaj shoqërisë (klubit), shpresojmë që të mos ndodhë më në të ardhmen. Sot përballemi me motin dhe Crotone. Për ne nuk duhej të luhej, jo aq shumë për fushën, por për shiun dhe erën. Sidoqoftë, nuk ka justifikime, ne duhet të jemi më të fortë se çdo pengesë. Duhet të përpiqemi t’i japim vazhdimësi asaj që kemi bërë deri më tani, duke fituar në një fushë të vështirë si kjo në Crotone”.

Çështja – Ylli i skuadrës bardhekaltër, kur u pyet nga një përdorues në lidhje me avionin e Lazio, u përgjigj: “Unë e pashë aeroplanin, kaq shumë para të shpenzuara për të. Klubi blen kësi gjërash, por për ne nuk ka asgjë (rroga)”. Një deklaratë që shkaktoi shumë diskutime. Video u bë menjëherë virale, aq sa një ditë më pas, lojtari spanjoll, i shtyrë nga Lazio, kërkoi falje: “Unë iu kërkoj falje njerëzve që u ndien pak të ofenduar. Nuk ishte qëllimi im të flisja për para”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit