Tare zbulon: Ja pse refuzova Milanin, pengu i madh mbetet Giroud

2 Qershor 2020
15:42
Telesport
back button

Në vitet e fundit, emri dhe figura e tij janë bërë të njohura në të gjithë Europën për faktin se ka marrë te Lazio futbollistë klasi dhe niveli duke shpenzuar shumë pak.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, është arkitekti i vërtetë i një klubi model që investon dhe hedh themelet e së ardhmes. Megjithatë, gjatë verës, merkato nuk do të jetë më si dikur…

“E pres të varfër! Disa vlera lojtarësh mesatarë do të bien, por top player do të mbeten të tillë. Duhet fantazi dhe ndonjë shans që do të krijohet. Pengu i madh mbetet Giroud. Bëra çmos ta merrja në Romë, por kuptova që kishte lidhje të fortë me Londrën dhe ndaj do të rinovonte…”.

Sa i përket të shkuarës dhe mundësisë për të kaluar te Milani, Tare zbulon: “Po, kisha mundësi të shkoja te Milani! Kur isha fëmijë më pëlqente shumë skuadra e Saçhit dhe u rrita me mitin e këtij klubi. Kur erdhi momenti që duhet të vendosja, kuptova se Lazio është Lazio për mua, një krijesë që kemi ndërtuar ndër vite dhe lidhja është bërë akoma edhe më e fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit