“Loco” Bielsa ka një tifoz po aq të çmendur sa ai

20 Janar 2019
19:18
back button

Një tifoz i Leeds ka treguar mbështetjen e tij për trajnerin Marcelo Bielsa duke bërë një tatuazh në parakrah. 

Tifozi i zjarrtë ka bërë një karikaturë të trajnerit duke parë me dylbi, në mes të skandalit “SpyGate” që akuzon argjentinasin se ka përgjuar stërvitjet e skuadrave kundërshtare. 

Bielsa është kapur duke dërguar një pjesëtar të stafit për të parë stërvitjen e Derby-t, përpara se ta pranonte këtë gjë gjatë një konference për shtyp. 

Karikatura në fillim është publikuar nga Yorkshire Post, ndërkohë që tifozi e ka ngjyrosur përjetësisht në lëkurën e tij. 

Mbase e ekzagjeruar, por jo për tifozin i cili duket shumë krenar për tatuazhin e ri të idhullit Bielsa. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit