Tavo kthen një nga “rebelët”, tregon bisedën me presidentin Halili

21 Maj 2019
9:38
Eraldo Harlicaj
back button

Shumë probleme dhe situta të rënda kanë ndodhur në klubin e Luftëtarit në javën e fundit. U përjashtuan trajneri Julian Ahmataj dhe dy titullarët, Albano Aleksi dhe Jackson. Vendim i çuditshëm nga ana e klubit, por presidenti Grigor Tavo, ka folur për RTSH Gjirokastra duke hedhur sërish dritë mbi vendimet. 

"Ahmataj bëri një punë shumë të mirë, duke mbledhur ekipin. E mora vendimin për ta pezulluar pas ndeshjes me Kukësin për shkak se kisha dyshime për ndeshjen për Tiranën. Për këtë do flas më gjerë kur të mbarojnë këto dy ndeshjet. Edhe për futbollistët e pezulluar do flas pas ndeshjes me Partizanin, pasi nuk dua të hap plagë.

"Albano Aleksi e kishte në kontratë që dy muaj para se t’i mbaronte marrëveshje që të bisedonte me ne, për kërkesat e tij. Ai nuk pranoi asnjë nga telefonatat e mia. Me Jackson do të diskutojmë për vazhdimësinë, gjithçka mund të arrihet”.

Numri një i stolit ka treguar dhe bisedën konfidenciale që bëri me presidentin e Tiranës, Refik Halili. Tavo mendon se shifrat që marrin lojtarët bardheblu janë shumë të ekzagjeruara. "Presidenti i Tiranës më pyeste gjatë ndeshjes për pagat e lojtarëve tanë dhe unë ia thosha pa mbajtur sekrete. Çuditesha kur më tha se te Tirana, Ngo merrte 8500 euro në muaj, ndërsa kishte lojtarë të tjerë që merrnin nga 6500 euro dhe 6000 euro. Çdo lojtar te Luftëtari do marrë aq sa i takon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit