Tavo shpërthen ndaj të pezulluarëve: Parakontrata me Tiranën!

17 Maj 2019
10:22
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari momentalisht është hedhur në erë, pasi presidenti Grigor Tavo ka pezulluar trajnerin Julian Ahmataj dhe dy titullarët Jackson dhe Albano Aleksi. Të tre e kanë mbyllur aventurën e tyre me bluzinjtë, ndërsa në një intervistë të numrit një 1 të klubit për Panorama Sport, zyrtari i lartë konfirmon se i ka penalizuar nga frika e një tolerimi. Ai mendon se lojtarët kanë nënshkruar parakontrata me bardheblutë dhe kjo ka bërë që të tolerojnë. 

"Pezullimi erdhi për shkak të të humbjes së thellë që pësuam në Tiranë. Nuk jemi ekip që të humbasim 5-3, pasi kaq gola nuk i kemi pësuar as gjatë gjithë fazës së dytë. Ahmataj, Aleksi dhe Jackson u pezulluan, pasi ata gabuan dhe ishin kryesorët. 

"Vetë drejtuesit e klubit të Tiranës më kanë pyetur edhe mua direkt. Pra, ka pasur interes. Me sa di unë, lojtarët kanë firmosur marrëveshje a parakontratë para dy muajsh. Është puna e tyre, pasi në fund të fundit u mbaron kontrata me Luftëtarin. Por, fillimisht duhet të uleshin me ne dhe të dëgjonin ofertën tonë, pasi kanë kaluar nga 4 vite në këtë klub", – shprehet Tavo. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit