Te Barça është i tepërt, por Coutinho mban rekordin në Europë

21 Korrik 2019
22:36
back button

Është normale që Barcelona të synojë maksimumin. Veçanërisht është normale që një skuadër si Barça të ketë pritshmëri të larta ndaj një futbollisti për të cilin ka investuar jo pak por plot 160 milionë euro.

Fiks shuma e paguar nga katalanasit për të marrë Coutinhon nga Liverpool, tashmë i vlerësuar si një investim i dështuar, me brazilianin që numëron vetëm 11 gola dhe 5 asiste në të gjitha kompeticionet. Aq sa për tu quajtur i tepërt, por me një veçanti: është pikërisht Coutinho futbollisti që këtë vit ka luajtur më shumë se të gjithë.

Pikërisht, sepse te Barcelona braziliani ka qenë futbollisti më i aktivizuar, bashkë me Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic, që të katërt me nga 54 prezenca në të gjitha kompeticionet. Katër ndeshje më shumë se Messi. 

Gjithsesi, sikurse raporton “Marca”, askush nga rivalët e Coutinho nuk ka arritur në kuotën e 70 ndeshjeve të përgjithshme në një sezon. Në fakt braziliani ka luajtur 10 miqësore me përfaqësuesen e Brazilit dhe 6 ndeshje në Kupën e Amerikës. 

Madje jo vetëm te Barcelona, por në të gjithë Europën nuk ka asnjë futbollist që të ketë luajtur më shumë se Coutinho, që kryeson klasifikimin e futbollistëve më të aktivizuar. I tepërt te Barcelona, por gjithashtu edhe shumë i pazëvendësueshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit