“Te Barça tifozët nuk më donin dhe u sollën keq me mua”

15 Shtator 2019
14:11
Telesport
back button

Skuadra e Borussia Dortmund do të presë mesjavën e ardhshme rivalët e Barcelona në Champions League (Grupi F). Kjo është një ndeshje e veçantë për sulmuesin spanjoll Pablo Alcacer (26 vjeç), që do të luajë ndaj ish-skuiadrës së tij.

Është e vështirë të luash si titullar te Barcelona kur në sulm ka kampionë si Suarez, Neymar dhe Messi. Unë kam respekt për shumë persona te Barcelona, që më kanë trajtuar mirë. Por shumë të tjerrë janë sjellur keq me mua”, tha Alcacer.

Alcacer zbulon ata që nuk e kanë dashur. “Tifozët nuk më kanë mbështetur kurrë. Kur ke mbështetjen e tifozëve luan mirë, kur nuk e ke nuk arrin të japësh maksimumin në fushë. Shumë tifozë nuk patën besim. Te Bortmund më trajtojnë mirë dhe tifozët janë euforikë me mua”, tha Alcacer.

Pablo Alcacer

Lajme të tjera

Lajmet e fundit