Te Bayern të pakënaqur, bavarezët kthejnë mbrapsht tek Interi mesfushorin

17 Janar 2020
9:28
Telesport
back button

Skuadra e Bayern Mynih ka hequr dorë nga mesfushori kroat Ivan Perisic. Ky i fundit erdhi verën e kaluar në formë huazimi nga Interi, me të drejtë blerje nga bavarezët.

E përditshmje gjermane “Bild” bën me dije se Bayern nuk ka ndërmend të ushtrojë klauzolën për blerjen e lojtarit, pasi kanë mbetur të pakënaqur nga rendimenti i tij.

Për pasojë, Parisic do të rikthehet tek Interi më 1 korrik. Këtë sezon, Perisic ka luajtur në 19 ndeshje, duke realizuar 4 gola dhe 6 asist.

Gjithsesi, edhe Interi nuk ka dëshirë të mbajë Perisic, ndaj Marotta do të ketë punë verën e ardhshme për të sistemuar mesfushorin në ndonjë ekip tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit