Të bërtitura, shtyrje dhe grushte: skandali i Partizanit dhe rrugaçëria e trajnerit Lerda!

29 Tetor 2019
11:15
back button

Përfundon ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit në “Selman Stermasi” dhe pasi janë përshëndetur me tifozerinë e kuqe, futbollistët i drejtohen dhomave të zhveshjes si zakonisht, ku do të bëjnë edhe dushin e më pas do të ngjiten në autobus, një ritual që ndodh zakonisht te çdo skuadër…

Barazim 0-0 dhe lojë e bukur e kampionëve. Por, ndodh e paimagjinueshmja. Trajneri kryesor, Franco Lerda, që do të vonojë edhe në daljen e tij për mediat, ka nisur të bërtiturat dhe fyerjet kundrejt ndihmësit të tij Dritan Mehmeti. Nervozizëm, acarim, shtyrje dhe, deri në degradim total, konfrontim fizik me tentativë për t’u rrahur me grushte!

Rojet e sigurisë ndërhyjnë në mes dhe përpiqen të ulin tonet dhe shuajnë zjarrin që është ndezur, ndërsa futbollistët janë të shtangur përpara një situate të tillë, aq sa nuk u besojnë syve. Si mundet trajneri kryesor të kapet me grushte me ndihmësin e tij?! E papranueshme, në çfarëdolloj niveli, qoftë edhe ai amator. Një skandal ku klubi duhet të ndërhyjë. Ajo që futbollistët panë është diçka që mund të sjellë pasoja negative në humorin e klubit dhe, sidomos, në faktin se harmonia tashmë është e minuar, ku mund të dalin në sipërfaqe edhe plagë të reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit