“Te Chelsea nuk ndodhte”, Matic kritikon United: Dy lojtarë na kanë tërbuar të gjithëve

5 Dhjetor 2023
14:54
Denis Hakanaj
back button

Paul Pogba dhe Jadon Sancho kanë zemëruar shokët e skuadrës te Manchester United duke shkuar me vonesë në stërvitje, ka pohuar Nemanja Matic.

Mesfushori serb, 35 vjeç, kaloi pesë vjet në Old Trafford, duke u transferuar te Roma në vitin 2022 pas 189 ndeshjeve. Tani ai ka kritikuar hapur Djajtë e Kuq.

Sulmi i tij është përqendruar te dy blerjet e mëdha që kanë zhgënjyer tek United.

Pogba, 30 vjeç, u ble për një shifër rekord atëherë 89 milionë sterlina në vitin 2016, por u transferua me kosto zero tek Juventus në vitin 2022.

Sancho, 23, ka pasur vështirësi brenda dhe jashtë fushës që nga kalimi i tij në Old Trafford për 73 milionë sterlinanga Borussia Dortmund në vitin 2021.

Dhe sulmuesi anglez është jashtë ekipit të parë pasi ai refuzon të kërkojë falje pas grindjes së tij publike me trajnerin Erik ten Hag.

Matic këmbëngul se standardet në United janë shumë më të ulëta se në klubin e tij të mëparshëm Chelsea dhe kjo ka çuar te një numër i madh gjobash.

Dy herë fituesi i Premier League në Stamford Bridge tha për YU Planet: “Tek Chelsea, lojtarët silleshin në mënyrë profesionale. Ata ishin të përpiktë dhe nuk vonoheshin kurrë në stërvitje, por tek United ndodhte pothuajse çdo ditë.

“Ndër lojtarët që vonoheshin gjithmonë ishin Paul Pogba dhe Jadon Sancho dhe disa lojtarë të tjerë. Ne të tjerët që ishim gjithmonë në kohë ishim të zemëruar, kështu që vendosëm të formojmë një lloj komiteti të brendshëm disiplinor me mua si president.

“Vendosa një fletë në mur ku dokumentova emrat e individëve që vinin me vonesë. Gjatë një sezoni të caktuar, ne mblodhëm rreth 75,000 £ gjoba. Kishim planifikuar t’i përdornim paratë për të organizuar një festë në Londër, por nuk e bëmë për shkak të shpërthimit të Covid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit