Të dëshpëruar për ta blinduar, Chelsea i ofron numrin e Hazard

12 Qershor 2019
22:09
back button

Në kampin blu të Chelseas vazhdon të krijojë jo pak diskutime e ardhmja e Callum Hudson-Odoi. Tratativat për rinovimin e kontratës me futbollistin vijojnë prej disa javës, dhe ideja është që të blindohet talenti nëpërmjet një kontrate 5-vjeçare.

Një objektiv, për të cilin Blutë e Londrës janë të gatshëm jo vetëm të rishikojnë kushtet ekonomike, por edhe të stimulojnë futbollistin me një dhuratë shumë domethënëse. Mbi tavolinë, si një ofertë speciale, qëndron fanella me numrin 10 e porsa liruar nga Hazard.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun” që ka konfirmuar vijimin e bisedimeve mes palëve, si dhe tentativën e dëshpëruar të drejtuesve të Chelseas për të bindur talentin të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit