“Të dua aq shumë sa…”, mesazhi emocional i Messi-t për ish-shokun e ekipit (Pamjet)

2 Gusht 2022
12:31
Denis Hakanaj

Lionel Messi i ka uruar fati Luis Suarez-it, pasi ky i fundit vendosi të kthehej te klubi i tij i fëmijërisë, Nacional në merkaton e kësaj vere.

35-vjeçari është pritur si hero nga tifozët me nënshkrimin e tij që është lajmëruar brenda një Estadio Nacional të tejmbushur.

Uruguaiani është prezantuar para tifozëve me fëmijët e tij në krah para se të fliste për tifozët. Suarez u largua nga klubi 16 vite më parë për të nisur një aventurë europiane duke luajtur me Groningen, Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Ai dhe Messi janë lidhur shumë gjatë periudhës së kaluar bashkë në Camp Nou dhe argjentinasi ka patur një mesazh emocional për ish-shokun e tij të skuadrës.

“Tani je atje dhe unë doja të jepja një përqafim të madh dhe të të uroja më të mirat në këtë kapitull të ri të karrierës tënde”, ka thënë Leo.

“E di sa e rëndësishme është për ty që je kthyer në vendin tënd, në shtëpinë tënde, te Nacional pas një kohe kaq të gjatë, për t’u përgatitur për Kupën e Botës në pak muaj.  Të uroj më të mirat.

“Ti e di se të dua aq shumë sa tani do të duhet ta ndjek Nacional prej këtu! Ne tifozët e Neëell’s nuk kemi kujtime të mira me Nacional. Por, ti e di, je shumë i rëndësishëm për mua dhe jam këtu për çdo gjë që të duhet.

“Siç të thashë, të urojë më të mirën dhe shpresoj se do të takohemi përsëri shumë shpejt. Një përqafim të madh. Mirupafshim!”.

Suarez u transferuar te Nacional me kosto zero, por kjo lëvizje është mundësuar nga Messi. Ylli i PSG-së, në fakt, i ka dhënë ish-shokut të skuadrës avionin e tij 14 milionë eurosh në mënyrë që të shkonte në atdhe me stil të dielën.

Suarez ka refuzuar një ofertë nga skuadra e MLS, LAFC, për të kompletuar kthimin romantik te Nacional, dhe tifozët i kanë rezervuar një pritje të jashtëzakonshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit