“Të dy donim që kjo sfidë të mos mbaronte kurrë”

13 Korrik 2019
14:42
Telesport
back button

Tenisti zviceran Roger Federer u kualifikua në finalen e grand slam të Wimbledon pas fitores 3-1 në gjysmëfinale ndaj mikut e rivalit të tij Rafael Nadal. Një përballje si gjithnjë spektakolare, mes dy prej tenistëve më të mirë në botë.

Një ndeshje që zgjati 3 orë dhe argëtoi pamasë fansat e shumtë në Londër. Madje edhe vetë dy tenistët në fushë e shijuan shumë këtë përballje. “Të dy donim që kjo ndeshje të mos përfundonte kurrë, pasi po luanim mjaft mirë. Ishte vërtet një për përballje shumë e fortë”, tha Federer.

Çelësi i fitores? Arrita të fitoj disa pikë në momentet deçisive të lojës, që më dhanë mundësi të kisha një epërsi të lehtë ndaj Nadal. Megjithatë, këto sfida nuk dihet asnjëherë se si do të përfundojnë. Edhe Nadal pati shanset e tij”, tha Federer.

Kjo ishte përballja numër 40 mes dy tenistëve, me Nadal që udhëheq 24-16 ndaj zviceranit në sfidat direkte. “Kisha frikë në disa moment në goditjen e topit. Megjithatë, në këtë sipërfaqe (fushën me bar), Federer lëviz në mënyrë të shkëlqyer dhe është një hap përpara topit”, tha Nadal.

Federer e Nadal në Wimbledon

Lajme të tjera

Lajmet e fundit