“Te Ferrari nuk e mbështet askush, Vettel duhet të largohet që të fitojë”

21 Korrik 2019
10:50
Telesport
back button

Për t’u rikthyer në nivelet e dikurshme, atëherë kur duelonte dhe fitonte titullin kampion bote në Formula 1, piloti gjerman Sebastian Vettel duhet të largohet nga Ferrari. I këtij mendimi është Helmut Marko, drejtuesi i Red Bull, që e njeh mirë 4 herë kampionin e botës, pasi kanë punuar së bashku te makina austriake.

Sipas Marko, Sebastian Vettel nuk ka të njëjtën forcë si Michael Schumacher e Fernando Alonso. Ndaj, për të triumfuar ai ka nevojë për mbështetjen pa kushte të skuadrës. Sipas Marko, këtë gjë piloti gjerman nuk e ka, ndaj dhe po dështon me makinën italiane.

Vettel dhe Helmut Marko

Vettel është një person shumë inteligjent, i ndjeshëm dhe i dashur. Por ndryshe nga pilotët e tjerë të mëdhenj që kanë pilotuar një Ferrari, ai nuk arrin të japë maksimumin nëse nuk ka mbështetjen e skuadrës”, tha Helmut Marko.

Këtë gjë ai e kishte te Red Bull, ndërsa te Ferrari nuk e ka këtë mbështetje. Gabimet që ai bën në pistë vijnë vetëm si pasojë e mungesës së besimit, kur nuk je i sigurtë në vetvete. Për mua, ai duhet të largohet nga Ferrari edhe pse për 2020-ën nuk ka opsione konkrete”, tha Marko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit