Te Ferrari pranojnë krizën, Binotto: Ky është një leksion

13 Maj 2019
13:25
Telesport
back button

Pesë gara asnjë fitore. Botërori 2019 në Formula 1 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për skuadrën Ferrari, që ende nuk ka arritur të triumfojë në një nga garat e zhvilluara deri më tani. Ndërkohë që, pritshmëritë ishin krejt ndryshe në fillim të këtij sezoni.

Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, pas garës së fundit në Spanjë tha: “Për ne kjo garë, ashtu sikurse edhe të tjerat e zhvilluara deri më tani janë kthyer në një leksion. Nuk ishte një fundjavë e mbarë për ne, nuk po arrijmë të duelojmë me Mercedes, që po na befason”.

Nuk e di nëse mund të flasim për krizë, ndoshta është ende herët. Por kjo situatë është një këmbanë alarmi për ne. Edhe pse sollëm disa risi në këtë garë, sërish nuk dhanë rezultat. Kjo ishte një humbje e shëmtuar, pasi nuk u ngjitëm dot as në podium. Gjithsesi, nuk heqim dorë”, tha Binotto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit