“Të gjithë do të më admirojnë pasi të mposht Usyk në revansh”

24 Qershor 2022
9:50
Telesport
back button

Përveçse të rimarrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë për të tretën herë dhe të mposhtë ukrainasin Oleksandr Usyk, boksieri britanik Anthony Joshua kërkon që njerëzit edhe ta admirojnë për atë që ai po bën.

Më 20 gusht, në Jeddah të Arabisë Saudite, dy boksierët do të zhvillojnë revanshin mes tyre. “Ndjej se pasi të mposht Usyk, do të rimarr të gjitha kreditet që kam humbur pas sfidës së parë”, tha Joshua, 24 fitore e 2 humbje në ring.

Jo vetëm kaq, por do të marr edhe admirimin e njerëzve, duke u bërë një legjendë e vërtetë në boks. Do t’i mposht dobësitë e mia dhe do të bëhem sërish kampion. Mendoj se gjitha kjo është e mundur”, u shpreh Anthony Joshua.

Do të mposht një rival të fortë, një boksier të pamposhtur më parë, ndaj ky është një motivim i madh dhe ju garantoj se është e vështirë. Nuk e dimë se si do të duelojë këtë herë Usyk. Gjithsesi, do të jem gati për çdo situatë”, tha Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit