Të gjithë fajin e ka Harry Kane, tani Inter-i dridhet

28 Shtator 2022
16:56
Denis Hakanaj
back button

Teksa presin të kthehen sërish në fushë pas pushimit për kombëtaret në kuadër të ndeshjes së madhe ndaj Roma-s së ish-Jose Mourinho-s, Inter-i i Simone Inzaghi-t po vret mendjen për të ardhmen.

Dhe pikërisht për merkaton, zikaltrit do të detyrohen të bëjnë reflektime të rëndësishme, duke filluar nga qershori i ardhshëm. Ndërthurja me Tottenham-in, me Harry Kane gati për t’i dhënë lamtumirën klubit anglez, në fakt mund të çojë në një kthesë të rëndësishme për sulmin e milanezëve.

Sulmuesi i kombëtares angleze ishte afër t’i thoshte lamtumirë Tottenham-it disa herë, por në fund qëndroi në Londër. Tani, megjithatë, dyert e shitjes mund të hapen për Kane, larg Londrës.

Për shkak të skadimit të kontratës në vitin 2024 me Spurs, sulmuesi duket se e ka bindur veten të pranojë ofertën e Bayern Munich, që pasi ka humbur Lewandowski këtë verë, synon të blejë një sulmues të madh.

Nëse operacioni realizohet, Tottenham do ta gjente veten pa një pikë referimi të vërtetë përballë: një lajm i keq për Inter-in.

Antonio Conte, në fakt, do t’i kthehej mendimit për Lautaro Martinez për të zëvendësuar Kane dhe për të përforcuar reaprtin e sulmuesve të Spurs.

Pavarësisht rinovimit dhe ardhjes së Lukakut në Milano, ‘Demi’ mund të sakrifikohet në emër të bilancit për shifrën e duhur. Inter do të kërkonte jo më pak se 70-80 milionë për sulmuesin argjentinas, i cili këtë sezon ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, mes Serisë A dhe Champions League.

Prandaj, klubi i Steven Zhang nuk do të ishte kundër shitjes së Lautaro Martinez, i cili mund të rikthehet të punojë me Conte-n, duke i siguruar një thesar shumë të rëndësishëm Inter-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit