Të gjithë kundër Bonucci-t: gjesti kundër tifozes së Italisë bëhet viral (Pamjet)

19 Nëntor 2022
20:09
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Italisë dhe Juventus-it, Leonardo Bonucci, ka përfunduar në qendër të polemikave pas publikimit të një video në rrjetet sociale që është bërë menjëherë vitrale.

“Trajneri të fton të ngjitesh, por Bonuçi të largon”, ka qenë mesazhi që ka shoqëruar videon e publikuar nga një tifoze e Italisë dhe që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në shënjestrën e popullit të internetit ka përfunduar kapiteni i Italisë dhe mbrojtësi i Juventus-it, i cili është kritikuar ashpër në rrjetet sociale për sjellejne  tij.

Episodi: një tifoze italiane është ngjitur në autobusin e kombëtares italiane dhe ka përshëndetur lojtarët, por është përzënë menjëherë nga Bonuçi:

“Zbrit”, ka bërtitur mbrojtësi. Vajza është përgjigjur: “Më kanë thënë se mund të ngjitesha” (ndoshta ka qenë trajneri Mancini që e ka ftuar të ngjitet). Megjithatë, Bonuçi nuk është tërhequr mbrapa: “Jo, jo, zbrit, shko, jashtë”, duke e detyruar tifozen të zbresë nga autobusi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit