Të gjithë kundër Dani Alves, tifozët i kërkojnë të largohet

24 Janar 2021
10:24
Denis Hakanaj
back button

Ka shkuar si hero, por Dani Alves nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te Sao Paulo aktualisht. Marrëdhënia e tij me tifozerinë nuk ka qenë kurrë shumë e mirë dhe tani është përkeqësuar akoma më shumë.

Siç kanë bërë të ditur mediat braziliane, por është e qartë edhe nga reagimet në rrjetet sociale, ish-ylli i Juventus dhe Barcelona-s konsiderohet, bashkë me trajnerin Diniz, përgjegjës për momentin e keq të skuadrës që, pasi ka kryesuar renditjen me 7 pikë avantazh, ka patur një ecuri të keqe dhe tani është në vendin e dytë, -1 pikë nga rivalët e Internacional.

Pas barazimit 1-1 të marrë  në shtëpi kundër Coritiba-s, duket se tifozët e Sao Paulo-s kanë kërkuar lamtumirën e Dani Alves dhe shkarkimin e trajnerit. Tifozët kanë arritur deri aty sa i kanë kënduar disa kore lojtarit:

“Sao Paulo nuk ka nevojë për ty” dhe “oh sa bukur do të ishte nëse Alves do të kthehej në Bahia”, kjo ka qenë kërkesa e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit