Vazhdojnë polemikat rreth Gigio Donnarumma-s.
Paraqitja e portierit ndaj Maqedonisë së Veriut u duk e pamjaftueshme, veçanërisht me rastin e goditjes së dënimit që çoi në barazimin e Maqedonisë.
Në një video të xhiruar nga një spektator i pozicionuar në lartësinë e fushës, mund të shohim sesi menaxhimi i goditjes së dënimit ishte i gabuar që në fillim, nisur nga indikacionet e dhëna për murin.
Gabimi më i madh, megjithatë, ka të bëjë me pozicionimin e Donnarumma-s, pasi ai gabimisht bën një hap drejt qendrës, gjë që nuk i lejon të reagojë në kohë pas gjuajtjes së Bardhit.
Me pak fjalë, një përzierje gabimesh, edhe nga ana e mbrojtjes, që çuan në golin e Bardhit dhe golin e barazimit të Maqedonisë së Veriut, gjë që e ndërlikon kualifikimin e Italisë në Euro 2024.
This is just unacceptable from Donnarumma when you take his height and reach into consideration
On top of this, he is bad with his feet. This isn’t the first time he has been caught sleeping after the Euros either
Do better or lose the guaranteed spot pic.twitter.com/UIFjN7jPk9
— Italy Propaganda 🇮🇹⚽️ (@ItalyProp) September 11, 2023