Të gjithë kundër Dybala, rrjetet sociale nuk e falin: “Mirë të bëhet”

26 Qershor 2022
15:38
Denis Hakanaj
back button

Dikur duheshim shumë. Kështu mund të përmblidhet marrëdhënia aktuale mes Paulo Dybala dhe Juventus-it, në kuptimin e tifozerisë bardhezi. Lamtumira e argjentinasit nga Torino ka qenë e gjatë, një telenovelë që ka patur një fund të hidhur dhe melankolik.

Por, rreth një muaj nga përshëndetja mallëngjyese gjatë Juventus-Lazio, lotët dhe mirënjohja duket se i ka lënë vendin te shumë tifozë mërisë.

Një mëri që duket qartë në rrjetet sociale në komentet për situatën aktuale të Dybala, i cili nuk po arrin të mbyllë marrëveshjen me një skuadër të re dhe në përgjithësi të gjejë një klub që t’i ofrojë një rrogë të rëndësishme.

Pa llogaritur se skuadra e re mund të jetë me të vërtetë Inter-i, pavarësisht disa pengesave. Armikja e një jete pas shtatë viteve në të cilët Paulo është përkëdhelur dhe brohoritur, edhe me fanellën me numrin 10.

Në Twitter, gjatë këtyre orëve, ka filluar të qarkullojë hashtag-u ‘Dybalengo’, një përzierje mes Dybala dhe ‘balengo’, që në dialektin torinez do të thotë në thelb ‘budalla’.

Janë të shumtë ata që kujtojnë çështjen e menaxherit dhe  fjalët e Arrivabene-s, sipas të cilit disa lojtarë janë më të lidhur me menaxherin e tyre se sa me fanellën që mbajnë.

Komentet kundër Dybala, të diktuar nga një hidhërim i madh, janë me të vërtetë shumë: “Ke refuzuar 10 plus 2 dhe tani je gati të nënshkruar për 4 plus 1. Mirë të bëhet. Ke ardhur i vogël dhe je larguar Dybalengo”, “Zëvendës kapiten dhe numri 10 i Juves nuk duhet as që të mendojë të negociojë me Inter-in”.

Çështja kryesore është marrëdhënia me menaxherin e tij Antun, i sulmuar në mënyrë shumë të ashpër nga tifozët bardhezinj. Por që janë kapur edhe me Dybala se nuk e mori në dorë situatën:

“Ke humbur gjithçka falë një shitësi makinash që kërkon lëmoshë nga kinezët. Mirë të bëhet”. Një kritikë që i referohet lajmeve të mediave italiane sipas të cilave argjentinasi i është ofruar zikaltërve shumë muaj më parë.

“Atëherë, ka nënshkruar? Apo nuk arrin akoma të vendosë mes Real-it, Barcelona-s, Bayern-it dhe City-t”, ka qenë komenti ironik i një tifozi tjetër.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit