Të gjithë kundër Wanda-s, zbulohet kërkesa e ekzagjeruar e argjentinases

22 Maj 2020
22:09
Denis Hakanaj
back button

Nëse do të shikosh Wanda-n, duhet të paguash.

Polemika e radhës rreth bashkëshortes dhe menaxheres së Mauro Icard-it ka ardhur nga një fans i saj argentinas.

“E kam ftuar për një lidhje direkte në Instagram. Përgjigja ka qenë pozitive, por vetëm në këmbim të 1500 dollarëve”, ka thënë Mariano de la Canal, një personazh shumë i njohur në Argjentinë, edhe sepse është “fansi i Wanda-s” numër një në Amerikën e Jugut.

Ai ka zbuluar gjithçka në një lidhje tjetër direkte në rrjetet sociale, në të cilën ka shprehur gjithë hidhërimin e tij për qëndrimin e bukuroshes argjentinase.

“Në fillim më ka thënë po sepse e kisha ndihmuar të bëhet e famshme, më pas më ka kërkuar një shpërblim. Jam mërzitur shumë”, ka përfunduar fansi i zhgënjyer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit