Të gjithë me sytë nga Juventus-Inter, finalja e kupës vendos një rekord absolut

11 Maj 2022
15:35
Denis Hakanaj
back button

Në stadiumin Olimpico të Romës do të luhet mbrëmjen e sotme akti i fundit i Kupës së Italisë mes Juventus-it dhe Inter-it.

Dy skuadrat do të kthehen të sfidohen për trofeun pas plot 57 vitesh dhe Olimpico do të jetë i mbushur plot për finalen e rrallë mes dy gjigantëve të futbollit italian.

Në fakt, të pranishëm në stadium do të jenë 68 mijë persona, me një arkëtim nga shitjet e biletave, që do të zyrtarizohet nesër nga Lega, që do t’i kalojë 5 milionë eurot.

Finalja e mbrëmjes së sotme do të regjistrojë të ardhurat më të larta nga shitja e biletave në historinë e Kupës së Italisë, duke thyer rekordin e vendosur në gjysmëfinalen mes Inter-it dhe Milan-it prej 4.156.710 eurosh, të arritur nga 74.508 spektatorët e pranishëmnë Meazza.

Formacionet e mundshmeJUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Zakaria, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit