“Të gjithë në tren”, nisma gjeniale e Borussia Dortmund

23 Qershor 2021
18:42
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund është një nga klubet më të përparuar në botë. Jo vetëm për menaxhimin sportiv, por edhe për promovimin e nismave që u shkojnë në ndihmë tifozëve.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi verdhezi ka lajmëruar se do t’i lejojë të abonuarit e saj që të shkojnë falas me tren në Signal Iduna Park, stadiumi i ekipit, në ditët e ndeshjeve.

Carsten Cramer, drejtori i klubit, e ka komentuar kështu nismën:

“Nga njëra anë është një shërbim për tifozët që jetojnë jashtë zonës Reno-Ruhr. Gjithashtu, edhe mbrojtja e ambientit është e rëndësishme”.

“Sa më komod dhe ekonomik, aq më tërheqëse do të jetë të udhëtohet me mjete publike. Kështu tifozët do të braktisin makinat e tyre. Ky është kontributi unë për reduktimin e CO2”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit