Të gjithë të çmendur pas Brojës, Marca bën krahasimin e bujshëm

12 Janar 2022
14:59
Denis Hakanaj
back button

Armando Broja po shkëlqen në Premier League me Southampton.

Me golin e shënuar në fitoren 4-1 të arritur kundër Brentford të martën në mbrëmje, sulmuesi shqiptar është bërë lojtari më i ri në historinë e Premier League që shënon në katër ndeshje radhazi të luajtura si titullar në shtëpi.

Paraqitjet e shtatlartit kuqezi janë vlerësuar edhe në Spanjë, ku prestigjiozja Marca e ka krahasuar me Diego Costa-n.

Si Diego Costa

“Broja është konsideruar si zëvendësuesi ideal i ish-sulmuesit të Chelsea-t Diego Costa për shkak të fuqisë dhe paraqitjeve shpërthyese”, lexohet në shkrimin e Marca-s.

“Shqiptari mund të ndihet krenar nga fakti se lojtari i fundit që ka shënuar në katër ndeshje radhazi të luajtura si titullar në shtëpi ka qenë pikërisht Diego Costa.

“Ashtu si spanjolli, Broja ka tendencën të shënojë gola të rëndësishëm. Deri tani në këtë sezon ka shënuar pesë gola, me Southampton që nuk ka humbur asnjë nga ndeshjet që ka shënuar ai.

Çfarë ka në të ardhmen e Brojës?

“Nëse Broja do të vazhdojë me këto paraqitje, ai do të ketë shumë kandidatë në fund të sezonit. Është akoma e paqartë nëse Chelsea do ta kthejë në klub, apo nëse do të vendosë ta shesë’, vazhdon shkrimi i Marca-s.

“Duke parë alternativat e shumta që ka në sulm Chelsea, ka shumë mundësi që Broja të huazohet përsëri ose të shitet përfundimisht. pas një fillimi kaq të mirë me Shenjtorët, nuk është një çudi të kuptohet pse klubi do që ai të qëndrojë në St. Mary edhe pas këtij sezoni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit