Të gjithë të çmendur pas Messi-t, detyrohet të ndërhyjë policia (Pamjet)

21 Mars 2023
16:30
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi u kthye në Argjentinë dhe gjatë natës vendosi të kalonte mbrëmjen me familjen në Palermo, një lagje e Buenos Aires dhe të darkonte në restorantin Don Julio.

Lajmi për prezencën e tij në ambientet e restorantit u përhap me shpejtësi dhe brenda pak minutash një vërshim fansash u vërsulën jashtë ambientit. Skena që tashmë janë parë dhe që pas fitores në Katar përsëriten edhe tani.

Pleshti u brohorit gjatë gjithë mbrëmjes me fansat që shpresonin se ai do të dilte dhe do t’u jepte një përshëndetje turmës së madhe që ishte mbledhur jashtë restorantit.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka preferuar të darkonte me Antonela-n dhe djemtë e tij, për t’u larguar më pas i detyruar nga presioni i madh i krijuar nga turma.

Megjithatë, për largimin e Leos nga restoranti ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë. Në fakt, policia lokale duhej të shoqëronte Messi-n për ta lejuar të largohej dhe të kthehej në makinën e tij.

Në rrjetet sociale, videot e incidentit janë bërë virale dhe konfirmojnë lidhjen shumë të fortë mes yllit të futbollit dhe popullit argjentinas, veçanërisht pas fitores së Kupës së Botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit