Të gjithë të dashuruar pas atij, te Borussia i ofrojnë rinovimin e kontratës

6 Shkurt 2019
17:11
Telesport
back button

Pak muaj në krye të skuadrës i kanë mjaftuar trajnerit Lucien Favre për të bindur drejtuesit e skuadrës së Borussia Dortmund që t’i rinovojnë kontratën. Lajmin e ka konfirmuar shefi i skuadrës së Dortmund, Hans Joachim Watzke. Kontrata aktuale e Favre me Borussia skadon në verën e vitit 2020, pasi ai firmosi një kontratë 2-vjeçare verën e kaluar.

Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për skuadrën verdhezi, që kryeson kampionatin, me 7 pikë karshi Bayern Mynih. Ndërkohë që, ekipi është kualifikuar edhe në turin tjetër të Champions League, ku do të përballet me Tottenham.

Ai po e bën më së miri punën e tij, ndaj është normale që ne të bisedojmë për shtyrjen e kontratës. Bashkëpunimi mes nesh, deri më tani, ka qenë i shkëlqyeshëm. Ndaj ne dëshirojmë që ai të vazhdojë edhe më tej se kontrata e aktuale. Skuadra po paraqitet mirë, ndërkohë që ne nuk duam të vëmë askënd nën presion”, tha Watzke.

Shefi i Dortmund e bëri këtë deklaratë pas eliminimit të Borussia Dortmund nga Kupa e Gjermanisë, ku Borussia u mund nga Werder Bremen pas penalltive. Duket se ku eliminim i papritur nuk do të ndikojë te e ardhmja e trajnerit Favre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit