Të gjithë të helmuar, e pabesueshme çfarë i ndodhi United pas ndeshjes në Europa League

18 Shtator 2022
19:10
Denis Hakanaj
back button

Lojtarët dhe stafi i MANCHESTER UNITED u goditën nga një helmim nga ushqimi pas fitores së tyre në Europa League në Moldavi.

Grupi u kthye nga fitorja 2-0 jashtë fushe kundër Sheriff të enjten e kaluar menjëherë pas ndeshjes në një aeroplan privat. Por pjesëtarë të grupit filluan të mos ndiheshin mirë të premten. Mësohet se janë prekur deri në 12 pjesëtarë mes stafit teknik dhe lojtarëve.

Klubi po përpiqet të shikojë nëse ishte diçka që grupi kishte ngrënë ndërsa ishte në Kishinau ose në aeroplan gjatë rrugës së kthimit.

Një pjesë e vogël e lojtarëve humbën stërvitjen të premten për shkak të kësaj, por ishin përsëri në rregull për të stërvitur të shtunën, ndërsa të tjerët humbën të shtunën.

Të prekurit që ishin grumbulluar nga kombëtaret respektive kanë qenë ende në gjendje të bashkohen me përfaqësueset e tyre.

Fitorja në Kishinau e ktheu United në rrugën e duhur në Europa League, pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë të Grupit E ndaj Real Sociedad.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit