Të gjithë U-25; ja top-formacioni i Bayernit, që do të pushtojë botën për një dekadë

5 Korrik 2020
15:56
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich i ka siguruar tashmë dy trofe (kombëtarë) për këtë sezon. Titulli kampion i Bundesligës dhe Kupa e Gjermanisë janë shtuar në “palmaresin” e jashtëzakonshëm të gjigantëve bavarezë. Këta të fundit tashmë janë sy e veshë nga Champions-i, që rifillon në gusht, me shpresën se mund të bëjnë “tripletë”, si në kohën e Jup Heynckes.
Sidoqoftë, klubi nuk po mendon vetëm sot për sot, as sot për nesër, por për një perspektivë të ndritshme në të paktën dekadën e ardhshme.

Këtë e tregon qartë merkatoja e bërë. “Qershia mbi tortë” është Leroy Sane, i cili është bërë së fundi pjesë e kampionëve gjermanë. Ai nuk është i vetmi yll, pasi në “Allianz Arena” militojnë edhe lojtarë të tjerë, nga më premtuesit në Europë, jo më shumë se 25 vjeç. Top-formacioni (4-3-3) i dekadës së ardhshme nis nga porta, me Nubel dhe vazhdon me Pavard, Sule, Lucas Hernandez, Davies, Goretzka, Kimmich, Tolisso, Sane, Gnabry dhe Zirkzee. Dhe të mos harrojmë “senatorët” që japin garanci edhe për të paktën 2, 3 apo 4 vite, nga Manuel Neuer deri te Robert Lewandowski.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit