“Të hënën do të jem sërish trajner në Premier League”

1 Shtator 2019
15:20
Telesport
back button

Trajneri Maurizio Pochettino ka hedhur poshtë disa zëra që kanë qarkulluar orët e fundit në Angli, se pas ndeshjes derbi mes Tottenham dhe Arsenal ai do të largohet nga stoli i Spurs. Argjentinasi u shpreh i habitur nga këto fjalë, se ai do të largohet pas derbit londinez.

Ky është një problem që nuk ka ekzistuar kurrë”, tha Pochettino.

Pas derbit të Londrës unë do të jem sërish në këtë qytet për të punuar. Të hënën do të jem sërish trajner i Tottenham, po ashtu edhe të martën. Nuk e di se nga kanë dalë këto zëra. Absurde. UJnë do të jem sërish trajner i Spurs në Premier”, u shpreh më tej Maurizio Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit