Të lash duart për të fituar medalje, Anglia me manual higjene në “Tokio 2020”

16 Tetor 2019
8:41
Telesport
back button

A e keni imagjinuar ndonjëherë që për të fituar një medalje, apo për të fituar një të artë higjena mund të luajë një rol të rëndësishëm? Britanikët mendojnë se po. Për këtë arsye, të gjithë sportistët nga “mbretëria e bashkuar” që do të shkojnë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” duhet të mësojnë se si të lajnë duart.

Dy janë sëmundjet thelbësore në Japoni: Problemet e frymëmarrjes dhe ato të tretjes. Ndaj, për të evituar që këto probleme të ndikojnë te sportistët gjatë Olimpiadës do të përgatitet një manual higjene nga Instituti i Sportit në Londër.

Shumica e sëmundjeve të frymëmarrjes vijnë për shkak të kontaktit. Ndaj ne do të përgatisim një video këshilluese, për të evituar çdo risk”, tha Richard Hull, doktor në Institutin e Sportit. “Sportistët do të monitorohen gjatë periudhës që do të jenë të grumbulluar dhe gjatë Olimpiadës. Do të shohim se si i lajnë duart”, tha Hull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit