Piloti australian i Ducati, Jack Miller, po kalon këto ditë pushimi duke luajtur golf, një sport që ai e pëlqen shumë.
Në prag të testeve të para sezonale që do të zhvillohen në Sepang, piloti ka postuar një foto duke u praktikuar golf, por kjo aventurë për të nuk ka qenë e lehtë.
“E vështirë të futësh topin në vrimë, kur pas teje ke një krokodil që të vëzhgon”, ka qenë komenti i Miller, që ka postuar foton duke luajtur golf, me një aligator të madh nga pas, që ndodhet në bar me gojën hapur, pak metra larg tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Toënsville, vendlindja e pilotit.
Hard to chip it on the green when there’s a crowd out back 🐊 #straya pic.twitter.com/vfFp7ilhPH
— Jack Miller (@jackmilleraus) January 18, 2022