“Të luash për Anglinë është ndjenja ime më e madhe në futboll”

24 Mars 2023
10:17
Telesport
back button

Harry Kane shkroi dje historinë e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i kombëtares së “3 luanëve”. Ai realizoi një gol në fitoren 2-1 që Anglia arriti ndaj Italisë, në takimin e luajtur në Napoli.

29-vjeçari që luan me Tottenham, tha: “Të luash për Anglinë është ndoshta ndjenja ime më e madhe në futboll. Dua ta bëj për aq kohë sa të jetë e mundur dhe si sulmues dua të shënoj në çdo ndeshje. Shpresojmë se do të ketë shumë të tjera”.

Rekordmeni i ri pranoi se shumë emocione i shkuan ndërmend pas penalltisë së tij historike në Napoli. “Falënderime për të gjithë lojtarët, stafin, tifozët, gruan time, familjen time dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar të shkoj në këtë fazë. Është vetëm një moment magjik. Ishte një natë të mrekullueshme. Ne nuk kemi fituar në Itali për kaq shumë kohë. Të shënosh dhe të fitosh ndeshjen është e veçantë”, tha Kane.

Duke kujtuar përvojën e fundit në kombëtare, në Botëror, ai shtoi: “Kupa e Botës u mbyll jo mirë për ne, unë humba edhe një penallti. Ishte e vështirë për ta pranuar humbjen në atë mënyrë. Gjithsesi, shohim me optimizëm përpara. Ndihemi sikur jemi një nga skuadrat më të mira në Europë”.

Duke folur për të ardhmen, sulmuesi britanik shtoi: “Nuk më pëlqen të shikoj shumë larg në të ardhmen time. Jam 29 vjeç, ndihem në formë dhe i fortë. Ndoshta jam në momentin më të mirë të karrierës time. Kam shumë vite të tjera. Fitorja ndaj Italisë tregon se jemi gati për sfidën e radhës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit