“Te Mercedes garojnë duke menaxhuar, unë jam mësuar të sulmoj në pistë”

10 Gusht 2020
14:47
Telesport
back button

Max Verstappen triumfoi në garën e zhvilluar në pistën e Silverstone, duke befasuar me paraqitjen e tij me makinën Red Bull. Falë një strategjie të mirë, ai arriti të lërë pas dy makinat Mercedes. “Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për mua, pasi nuk prisja që ta fitoja garën”, tha piloti holandez.

Ishte një ditë e madhe për ne, çdo gjë shkoi në mënyrën e duhur, sidomos duke gjetur strategjinë e duhur. Unë nuk jam si pilotët e Mercedes, që menaxhojnë gjithçka, unë jam nga ata pilotë që sulmojnë në pistë e garojnë për fitore”, tha Verstappen.

Unë e di që rivalët e mi janë më të shpejtë se unë në pistë, por dua t’i sulmoj dhe t’i vë nën presion. Deri më tani nuk kam patur mundësi, këtë herë e kisha dhe arrita të triumfoj, duke bërë një garë të mirë. Kjo gjë do të vijojë deri në fund të sezonit”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit