“Te Mercedes të zhgënjyer e mërzitur nga ankesat e Hamilton, gati divorci”

27 Qershor 2022
8:21
Telesport
back button

Lewis Hamilton dhe Mercedes kanë shkruar së bashku historinë e Formula 1, por duket se edhe kjo marrëdhënie po shkon drejt fundit. I këtij mendimi është ish-presidenti i Formula 1, Bernie Ecclestone, që ka parashikuar një lamtumirë të pilotit britanik, 7 herë kampion bote.

Sipas tij, te Mercedes janë mërzitur nga paraqitjet e Hamilton dhe ankesat e tij. “Nuk e dija që Russell të ishte kaq i zoti, por deri më tani ka bërë një punë shumë të mirë. Jam befasuar prej tij. ose ndoshta Leëis ka bërë një punë shumë të keqe. Ndoshta të dyja gjërat vlejnë”, tha Ecclestone.

Di që Toto Wolff është i mërzitur nga Lewis, pasi mendoj se ai nuk po punon ashtu si duhet. Ose, Lewis nuk është aspak i mërzitur që po humbet në këtë mënyrë. Ndoshta ka ardhur koha që ata të ndahen dhe emrcedes do të kursejë shumë parà”, tha Ecclestone, duke parashikuar një divorc të parakohshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit