“Te Milan-i kam gjetur një familje”, Florenzi: Te Roma hoqën dorë nga heronjtë

23 Janar 2022
14:56
Denis Hakanaj

Alessandro Florenzi mban veshur fanellën e Milan-it sot, por nuk e ka harruar eksperiencën e tij te Roma, skuadra e qytetit të tij, të cilën e do pafundësisht.

Në një intervistë të dhënë për DAZN, mbrojtësi i krahur ka komentuar disa aspekte të eksperiencës së tij me kuqezinjtë, por edhe lamtumirën nga verdhekuqtë.

MILAN – “Te Milan kam gjetur një familje, jemi shumë të bashkuar. Kampionati po shkon mirë, objektivi ynë është të luftojmë për diçka të rëndësishme”, kanë qenë fjalët e Florenzi-t.

ROMA – “Roma më mungon sepse është një pjesë e imja. Ka qenë, është dhe do të jetë skuadra me të cilën kam qenë tifoz që në fëmijëri.

“Momenti kur e kam kuptuar se rrugët tona do të ndaheshin ka qenë kur më kanë thënë se nuk duheshin më heronjtë për tifozët e Roma-s. Para meje janë larguar De Rossi dhe Totti, dhe kam kuptuar se kishte ardhur radha ime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit