Te Milani tashmë komandon Ibra. “Gazzetta”: Merkatoja dhe trajneri në duart e tij

1 Mars 2024
8:52
Alfred Lleshi
back button

Zlatan Ibrahimovic nuk pushon së mahnituri. Nëse si lojtar pati një ndikim të hershëm në futbollin e madh, duke luajtur në Champions League në moshën 20-vjeçare, si drejtues po ecën përpara edhe më shumë.

Në qershor e la futbollin e luajtur me lot në sy, ndërsa në dhjetor Gerry Cardinale e punësoi, duke e emëruar partner operativ të “RedBird” dhe këshilltar i lartë i pronësisë së Milanit. Tashmë, atij i është besuar menaxhimi i ekipit kuqezi.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic iu caktua një rol pa kufij të përcaktuar mirë, për të pasur hapësirë ​​të mjaftueshme manovrimi. Një lëvizje e pronarëve me idenë për t’i dhënë suedezit komandën e operacioneve që lidhen me fushën tekniko-sportive.

Ai, për shembull, do të jetë në ballë për caktimin e njeriut të pankinës së kuqezinjve, me fjalën e tij më shumë se të tjerët në sytë e Cardinale. Më tej, tashmë është një pikë referimi për merkaton dhe çështjen e stadiumit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit