“Të mos e pësojmë në fund si kombëtarja”, Mavraj i kthehet keq kryeministrit Rama

20 Mars 2020
11:13
Alfred Lleshi
back button

Mërgim Mavraj është “klinik” në fushën e blertë, me ndërhyrjet e tij vendimtare, por “godet” edhe me statuset që hedh rregullisht në rrjetet sociale. Në këto ditë pandemie globale, me siguri kapiteni kuqezi e ka mendjen te “Coronavirus”. Ai iu bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë kufizimet sociale, si masë për ndalimin e përhapjes së virusit, por i kthen një përgjigje indirekte edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. 

Ky i fundit, parmbrëmë, dukje këshilluar për karantinim të plotë, përdori një analogji me kombëtaren e futbollit: “Ju lutemi mos i thyeni rregullat, se pastaj do të bëhemi si kombëtarja, që i pëson golat në minutat e fundit”. Mavraj nuk e ka kapërdirë dot këtë krahasim, duke reaguar plot ironi me kreun e ekzekutivit shqiptar:

“ediramaal #shqiperiaime ♥ Ne kemi nis nje fushate, ku mbeshesim edhe qeverine, ku solidarizohemi dhe u kerkojme qytetareve tane te rrine ne shtepi. Shendeti i gjithkujt, me i rendsishem se cdo gje. Sa per golat ne minutat e fundit, ftojme politikanet te futen ne ndeshjet tona te ardhme, te na japin nje dore, mos te pesojme gol. Ne e cuam Shqiperine ne Europe, mbase e cojne edhe ata”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit