“Të panjohur më shpëtuan jetën”, gruaja e Morata-s pas makthit: Ju lutem ta bëni edhe ju

20 Janar 2023
17:20
Denis Hakanaj
back button

Nuk kanë qenë të lehta për Alvaro Morata dhe bashkëshorten e tij Alice Campello, e cila ka përfunduar për disa ditë në terapi intensive pas lindjes së fëmijës së tyre të katërt.

Pas lindjes ka pasur disa komplikime, megjithatë, gjithçka është zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme në fund me bashkëshorten e yllit të Atletico Madrid që është kthyer bashkë në shtëpi me foshnjën.

Alice ka bërë një apel në rrjetet sociale që ka pasur lidhje me eksperiencën e sja, përveçse ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër. Këto kanë qenë fjalët që Alice ka postuar në Instagram:

“Kam pritur që të isha pak më mirë për të folur. Jam shumë emocionale, por po e marr veten fizikisht. Dua të falënderoj ata që kanë dhuruar gjak. Është falë tyre që tani mund ta bëj këtë video.

“Nuk e kam kuptuar rëndësinë e dhurimit të gjakut deri në momentin që kam lindur. Betohem se gjëja e para që do të bëjë, sapo të jem më mirë, do të jetë të dhuroj gjak. Shumë njerëz që nuk njoh më kanë shpëtuar jetën. Bëjeni ju lutem, është shumë e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit