Te PSG është i tepërt, Atletico i hap dyert rekordmenit

13 Nëntor 2019
9:57
Telesport
back button

Edinson Cavani është pranë largimit nga skuadra e PSG-së, me të cilën ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni. Sulmuesi 32-vjeçar po e sheh veten të rrezikuar pas ardhjes dhe shpërthimit të Mauro Icardi, ndaj klubi parizien nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën.

Gjithsesi, admiruesit për sulmuesin uruguajan nuk mungojnë. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesin Cavani e kërkon me ngulm trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone. Ky i fundit i ofron sulmuesit uruguajan një fanellë si titullar, ku mund të zëvendësojë Diego Costa.

Për më tepër, që transferimi i Edinson Cavani në La Liga do të kryhej me koston zero nga ana e Atletico. Problem për ekipin “colchoneros” mund të jetë një ofertë nga Amerika, ku gjithashtu synojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit uruguajan. 

Cavani është lojtari që ka shënuar më shumë gola me fanellën e PSG-së në historinë e këtij klubi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit